-
Çfarë paraqet rregullim të atlasit?
Rregullimi i atlasit, rruaza e parë e qafës, në pozicionin e tij natyror. Mjeku atlas specialist është veçanërisht i edukuar që me ndihmën e pajisjes specialisht të ndërtuar për ripozicionim të atlasit i mundëson atlasit të kthehet në pozicionin e tij natyror anatomik. Trajtimi është vetëm një dhe absolutisht i parrezikshëm.
-
-
"SAFE, EFEKTIVE DHE E PERHERSHME ME NJE TRAJTIMIT"

Këtu ju do të mësoni se si mund të kurohen nëpërmjet rregullimit të pozicionit të Atlasit: migrena, dëmtimet e qafës, dhimbjet e qafës, dhimbjet e shpinës dhe dhjetëra ankesa të tjera.
- • A doni të mos ankoheni më? Nëse po, mos luftoni vetëm simptomat!
- • Një trajtim i vetëm dhe një kontroll në vazhdimësi do të aktivizojë fuqinë vetë-shëruese në trupin tënd.
- • Disa fakte që duhet të dini para se ti nënshtroheni trajtimeve të tjera.
Lexo më shumë për të kuptuar se pse keqpozicionimi i rruazës së parë të vertebrës cervikale mund të jenë përgjegjës për një sërë problemesh nw dukje pa lidhje, trajtimi i të cilave fokusohet vetëm në ndrydhjen e dhimbjes, por pa eliminuar shkakun. Një zbulim i ri tani mund të sjellë lehtësim të shumë rasteve.
Atlasi është shkaku i fshehur i shumë prej ankesave
Rruaza e parë e vertebrës cervikale, e njohur si Atlas ose C1, luan rolin më delikat dhe në të njëjtën kohë më të rëndësishëm për të gjithë shpinën.
Një mosfunksionim në këtë zonë mund të prodhojë një "efekt domino" në të gjithë sistemin musculoskeletal, si dhe në qarkullimin e sistemit nervor, duke krijuar mosbalancim dhe dyfunksionim në pjesë të ndryshme të trupit.
Me kalimin e kohës këto mosfunksionime mund të kthehen në probleme serioze shëndetësore me origjinë të panjohur. Trupi nuk është në gjendje të funksionojë si duhet, duke ndikuar në mënyrë serioze në cilësinë e jetës, pa ndonjë arsye organike e cila mund të identifikohet apo diagnostifikohet.
A janë ankesat tuaja me të vërtetë vetëm psikosomatike?
Sa shumë pacientëve iu është thënë nga mjekët e tyre se nuk dihet nga vijnë problemet e tyre dhe se "padyshim" kanë një origjinë psikosomatike? Ka shumë mundësi që mjeku juaj nuk e di dhe nuk jua thotë se keqpozicionimi i Atlas mund të jetë shkaku i problemeve tuaja.
Ankesave kronike pas traumave, dëmtimit të zverkut dhe sulmeve të përsëritura të migrenës apo dhimbjeve të kokës iu është gjetur një shpjegim i thjeshtë dhe logjik, keqpozicionimi i Atlas. Korrigjimi i këtij problemi ofron një zgjidhje reale e të qëndrueshme, pa u detyruar të marrin vazhdimisht ilaçe që mund të pasojnë dhe me efekte anësore.
Për më tepër, korrigjimi i Atlas është metoda ideale për të përmirësuar mënyrën e të qendruarit, duke parandaluar defektet në posturën tuaj të tilla si këmbë të shkurtra, deformimi i legenit, hyperlordosis / shpinë jo e rregullt, kyphosis, idiopati / skoliosis dhe hypolordosis.
Fakte që duhet ti dini për keqpozicionimin e rruazës Atlas
- -Për shumë persona trauma e lindjes çon në një keqpozicionim të Atlasit (rruazë së parë të vertebrës) dhe ndonjëherë edhe të Aksit (rruazës së dytë).
- -Traumat të tilla si demtimi i zverkut apo rëniet mund të shkaktojnë apo të nxjerrin në pah keqpozicionimin e rruazës Atlas.
- -Është zbuluar se keqpozicionimi i Atlasit është përgjegjës për një numër të konsiderueshëm çrregullimesh si fizike ashtu edhe mendore.
- -Mjekësia konvencionale nuk e konsideron keqpozicionimin e Atlasit shkak të mundshëm të çrregullimeve të pacientit. Si rezultat këto probleme në përgjithësi ngelen të padiagnostikuara.
- -Dështimi për të diagnostikuar problemin është për shkak të faktit se keqpozicionimi i Atlasit nuk shfaqet në rrezet X ose te imazhet magnetike-rezonancë.
- -Skanimi me shumë fletë spirale CT identifikon keqpozicionimin në mënyrë të qartë dhe të matur, vetëm në ato raste kur radiologu e programon makinën CT për këtë qëllim
- -Duke lënë mënjanë zhvendosjet e rënda të rruazave që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale, mjekësia konvencionale nuk ofron trajtim për të korrigjuar keqpozicionimin e rruazës së parë të vertebrës.
- -Nevojitet vetëm një seancë e vetme për të rikthyer përgjithmonë Atlasin në pozicionin e duhur.
- -Shumë mendojnë se ndërhyrja në zonën e qafës është e rrezikshme. Ju duhet të dini se çdo rrezik potencial është i kufizuar gjatë stimulimeve kiroprokatike. Metoda e jonë ka një parim krejtësisht të ri dhe që nuk mbart rrezik, i cila nuk ka të bëjë me kiropraktikën, osteopatinë apo metoda të tjera të ngjashme me këto.
- 1.Migrenë
- 2.Dhimbje koke
- 3.Dhimbje kronike pas dëmtimit të zverkut
- 4.Vertigo – Marrje mendsh – Humbje ekuilibri
- 5.Sëmundje Ménière's
- 6.Nevralgji trigeminal
- 7.Sindroma e gjymtyrëve temporomandibular
- 8.Sinusit kronik
- 9.Astma (mund të ketë simtoma të tjera)
- 10.Rrotullim të kufizuar apo të dhimbshëm të kokës
- 11.Dhimbje cervikale
- 12.Qafë qafë e ngurtë – torticollis
- 13.Dhimbje supi / një sup më i lartë
- 14.Formication / Mpirje e krahëve
- 15.Tendinitis periodike
- 16.Sindroma e bërrylit të tenisit / kyçit të dorës
- 17.Tension të përhershëm muskujve
- 18.Dhimbje kronike e muskujve
- 19.Dhimbje shpine
- 20.Skoliosis idiopatike
- 21.Dhimbje mesi
- 22.Hernie diskale – sëmundje të diskut - zgjatje e disqeve
- 23.Nerva të ngjeshur të shtyllës kurrizore
- 24.Asimetri e pelvisit
- 25.Artrit - Osteoartrit (nëse dalin nga një pozicion i dobët)
- 26.Bllokimi i gjymtyrëve sakroiliak
- 27.inflamacion nervor ischiadic - dhimbje të nervit shiatik
- 28.Dhimbje fundshpine
- 29.Diferenca në gjatësinë e këmbës
- 30.Dhimbje në këmbë, gjunjë apo shputë
- 31.Tendencë për të pasur duar apo këmbë të ftohta
- 32.Inflamacion kronik në sy / çrregullime në shikim
- 33.Tringëllimë (gumëzhimë apo tingëllim në veshë)
- 34.Infeksioni kronik i veshit të mesëm
- 35.Ritëm jonormal të rrahjeve të zemrës / tension gjaku të luhatshëm
- 36.Probleme në tretje / Aciditet i lartë i stomakut
- 37.Refluks i stomakut
- 38.Diarre kronike ose kapsllëk
- 39.Depresion (nëse shoqërohet me dhimbje kronike)
- 40.Pagjumësi / gjendje gjumi
- 41.Lodhje kronike
- 42.Sindroma e lodhjes (CFS) (edhe nga acidosis)
- 43.Alergji / ethe (përmirësime për arsye të panjohura)
- 44.Vështirësi në të nxënë / Dyslexia
- 45.Epilepsia
Shqetësime të zakonshme të cilat kanë përfituar nga ripozicionimi i rruazës Atlas
Efektet negative të keqpozicionimit të Atlas mund të shfaqen në të gjithë trupin.
Të dhënat e mbledhura nga pacientët e trajtuar na kanë mundësuar që të hartojë një listë me shqetësimet më të zakonshme dhe simptomat që mund të lehtësohen duke ripozicionuar Atlas. Është e rëndësishme për të kuptuar se jo të gjitha çrregullimet e listuara zhduken në të gjithë ata që i nënshtrohen trajtimit Atlas, pasi ata mund të kenë shkaqe të tjera apo faktorë që shkakëtojnë këto probeme.
Do të ishte gabim nëse do të interpretonim korrigjimin e Atlasit si një kurë mrekulli që mund të zgjidh të gjitha problemet. Në të kundërt, është e rëndësishme të kuptojmë se qëllimi i metodës absolutisht nuk konsiston në diagnostikimin apo "shërimin" e një shumëllojshmërie çrregullimesh shëndetësore, por thjesht na bën ne të kuptojmë nëse është e nevojshme për ta trajtuar Atlasin. Do ta quanim mrekullli nëse trupi të kishte aftësinë për tu vetë-shëruar, pasi ne ta vemë në një pozicion të atillë për ta bërë këtë!
Të bësh korrigjimin e pozicionimit të Atlas, nëse është i keqpozicionuar dhe nëse është e nevojshme, pavarësisht nga ndonjë problem i përkohshëm, është një "investim" për një shëndet të mirë në të ardhmen. Ripozicionimi është i këshillueshëm duke filluar nga fëmijët dhe lejon trupin të funksionojë në potencialin e tij të plotë.
Migrena nga pikëpamja mjekësore
Në përgjithësi, pacientët që vuajnë nga dhimbja e kokës ose migrena zakonisht shkojnë te mjeku duke menduar se ata do të SHËROHEN. Ata shpejt zbulojnë se koncepti i mjekut të tyre për shërim është e ndryshme nga koncepti i tyre.
Gjatë studimeve universitare, mjekët mësojnë se trajtimi i migrenës, për shembull, përfshin lehtësimin e simptomave apo dhimbjeve, duke mos kërkuar shkakun e vetë simptomës, në mënyrë që ta kurojnë atë, duke parandaluar përsëritjen e të njëjtit problem në të ardhmen.
Mjekët vizitojnë pacientët e tyre duke mbledhur të dhëna për ta me të vetmin qëllim për të përcaktuar ilaçet më të "mira" të prodhuara nga kompanitë farmaceutike dhe për të promovuar veprimet e tyre për të arritur shitjet e synuara.
Mjeku i kohëve moderne është shndërruar në një "karierist droge" i vërtetë! Arsyeja është mungesa e interesit nga ana e industrisë farmaceutike në gjetjen e një zgjidhje të përhershme për migrenën, sepse një pacient që do ta kesh gjatë gjithë jetës së tij pacient është shumë më me interes ta mbash si të tillë se sa ta shërosh. Për më tepër, mjekët duhet t'i përmbahen një protokolli të caktuar për trajtimin e pacientëve, ndërsa ata janë të prirur t’ju përshkruajnë receta me ilace në vend të trajtimeve alternative.
Nëse ju nuk besoni, bëjini vetes pyetjen e mëposhtme: Kur ishte hera e fundit që industria farmaceutike ju ka njoftuar se kishte gjetur shërim definitiv për ndonjë sëmundje të caktuar?Ata që u ndërgjegjësuan përsa i përket këtij fakti, nuk shkuan më tek mjeku i tyre në përpjekje për ti dhënë zgjidhje sëmundjeve kronike të tyre të tilla si migrena apo dhimbja e kokës, por mbetën në kërkim të zgjidhjeve alternative.
Para se pacientët të arrijnë në këto përfundime, për fat të keq ata janë përkeqësuar. Vetëm pas shfaqjes së ulçerës në stomak nga një pilulë apo dhimbje koke pafund nga migrena ata fillojnë të kërkojnë për zgjidhje alternative.
Në raste urgjente një pilulë do të ishte e dobishme. Megjithatë ajo nuk mund të jetë një zgjidhje e përherëshme për përsëritjet e vazhdueshme të migrenës!
Keqpozicionimi i Atlasit mund të jetë njera nga arsyet për shfaqjen e migrenës
Keqpozicionimi i Atlasit jo vetëm ushtron trysni tek nervat, por edhe te arteriet dhe tek venat. Kjo rezulton në një shqetësim të qarkullimit të trurit, i cili duke u kombinuar dhe me faktorë të tjerë mund të çojë në migrenë dhe dhimbje koke, si dhe në probleme të tjera shëndetësore.
The theory that migraine is a neurological disease melts aëay like the snoë in the sun after a correction of the Atlas!
Teoria se migrena është një sëmundje neurologjike hidhet poshtë sa hap e mbyll sytë pas një ripozicionim të Atlasit!